Izraeli vlereson fjalimin e Obama ne Egjipt

04/06/2009 18:05

Qeveria izraelite e ka cilesuar si te rendesishem fjalimin e presidentit amerikan Barack Obama dhe shprehet qe ky qendrim te kontribuoje per paqen.

Izraeli shpreh bindjen se angazhimi i SHBA do te sjelle nje epoke te re, fundin e konfliktit ne Lindjen e Mesme dhe njohjen e Izraelit si shtet i popullit hebre me te drejten per te jetuar ne paqe.

Fjalimi i Obama eshte vleresuar edhe nga selia e shenjte e Vatikanit. “Ne shume pika te politikes se jashtme ka sintoni mes Vatikanit dhe administrates amerikane”, thuhet ne nje komunikate te selise se shenjte.

Top Channel