Bie Leku, Euro ne shifra historike

04/06/2009 16:35

Leku zhvleresohet ne nivelin me te ulet te 5 viteve te fundit. Zhvleresimi ndaj Euros po thyen cdo rekord historik, duke arritur piken me te ulet qe nga shkurti i vitit 2004.

Nje Euro blihet ne agjencite e kembimit me 132.7 leke dhe shitet me 133.3 leke. Sipas Bankes se Shqiperise, e cila i referohet kursit mesatar ne treg, Euro ka cekur kete te enjte nivelin maksimal ne 5 vite e gjysme dhe kembehet me 133 leke.

Kambistet thone se kete here zhvleresimi i lekut ndaj Euros vjen nga shkaqe te jashtme dhe po reflekton levizjet e kursit Euro-Dollar ne tregjet nderkombetare.

Disa prej tyre presin qe kjo situate te vazhdoje, duke paralajmeruar keshtu zhvleresim te metejshem ndaj Lekut, drejt rekordeve te tjera.

Euro po shihet nga investitoret si me e besueshmja, nder monedhat kryesore, cka po sjell nje forcim te saj ne tregjet e huaja, e sidomos ndaj dollarit amerikan.

Vetem ne 2 jave euro eshte forcuar me rreth 7 per qind ndaj dollarit, si pasoje e shqetesimeve mbi gjendjen e financave publike te SHBA-ve.

Shpenzimet e medha te administrates Obama, ne perpjekje per te rimekembur ekonomine e drobitur amerikane, kane bere qe deficiti buxhetor te arrije rekorde historike.

Parashimet e eksperteve jane qe deficitii buxhetit amerikan te arrije 1.8 trilion dollare. Keto parashikime kane shqetesuar investitoret, te cilet po preferojne me shume te investojne ne Euro se sa ne Dollar duke tronditur kursin e dy monedhave kryesore ne bote, ne favor te asaj europiane.  

Pasoja e me e drejperdrejte e ketij kursi kembimit ku zhvleresimi i lekut nuk dihet se ne cilet kufij do te ndalet, jane qyetaret qe kane perdorur kredi ne euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta