
Ne Sheshin e Flamurit, ne Vlore kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili po kerkon nje mandat te dyte qeverises, tha se ne keto kater vjet investimet ne Vlore kapin shifren e 500 milione eurove.
Ndersa ne kater vitet e ardhshme, investimi kryesor eshte ndertimi i portit, te cilin ai e ka lidhur me ndertimin e rruges Durres-Kukes.
“Rruga e ben portin e Vlores, portin me te fuqishem, te brigjeve te te gjithe rajonit. Dua t’u them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores”, u shpreh Berisha.
Ne Vlore, zoti Berisha permendi punesimin si projektin e tij kryesor per mandatin e ardhshem, duke deklaruar se ne portin e Vlores do te punesohen 30-50 mije njerez, ndersa ne kaskaden e Devollit, 5-7 mije punetore, projekte per te cilat sipas Berishes, jane kundershtuar nga socialistet.
“A mund te punesojne te dashur vlonjate, ata qe votuan kunder marreveshjeve koncesionare, me te cilat punesohen se paku 100 mije shqiptare? 4 vitet qe vijne do te jene vitet e punes, e mundit, e djerses sone me te madhe. “Shqiperia ne pune”, do te jete motoja jone”, tha Berisha.
Ne Vlore, zoti Berisha nuk shmnagu serish akuzat per rivalin e tij kryesor ne keto zgjedhje, madje e ka sfiduar ate edhe me titujt e kengeve qe dy palet kane kolone zanore te fushates.
“Kengen “Cohu, Cohu” e ke marre nga internacionalja socialiste, apo kenge te çetnikeve serbe, kete nuk e di. Por po te them, Shqiperia po ndryshon, ne do vazhdojme ndryshimin, rruga jone eshte pa kthim. Rruga jone eshte Evropa”, tha me tej Berisha.
Top Channel