Salihi, nje recete anti-Portugali

03/06/2009 09:00

Shqiperia ka dale prej kohesh jashte objektivave sezonale ne eliminatoret e Boterorit 2010, megjithate ne pragndeshjen e se shtunes me Portugaline po kerkon menyra te ndryshme motivimi per nje paraqitje sa me te mire.

Nje nder ta eshte edhe ndryshimi i trajnerit: ikja e Hanit dhe ardhja e Kuzhese. Ky i fundit ka si synim te formoje grupin e eliminatoreve te Euro 2012.

Prandaj, ata lojtare qe do te aktivizohen ne ndeshje ndaj luzitaneve, do te duhet te japin maksimumin per te bindur teknikun kroat se jane te vlefshem per te qene pjese e 11-shes titullare te skuadres se te ardhmes.

Nje nder ta mendohet te jete edhe sulmuesi Hamdi Salihi, i cili beson se kuqezinjte i kane shanset per te bere nje surprize te kendshme ne kete ndeshje. Ai jep madje edhe nje “recete” per kete. “Forca e Portugalise njihet nga te gjithe, sqaron Salihi. Aq me teper qe kete radhe u duhet patjeter fitorja. eshte e vetmja rruge qe i çon drejt kualifikimit per ne boteror. Ky presion qe ekziston ne kampin portugez na favorizon. Me kalimin e minutave, nese nuk arrijne te shenojne, do te nervozohen. Ana negative ka te beje me motivimin e futbollisteve te Shqiperise, qe sapo kane perfunduar nje sezon te lodhshem me skuadrat e tyre.

Pra, ne duhet te motivohemi, kurse portugezet jane te motivuar vetvetiu, sepse u duhet patjeter fitorja”. Sulmuesi i Riedit e di mire se kundershtaret do te zhvillojne nje ndeshje shume luftarake, ndaj kerkon impenjimin maksimal te kolegeve te tij. Ndersa shpreh edhe nje deshire per veten: pas golave me Riedin dua te shenoj edhe me Kombetaren”.

Ai beson te puna qe po ben trajneri i ri, i cili, sipas tij, “po rikthen frymen e grupit. Kete po e ben ne menyre teorike dhe ne fushe”. Po ashtu, Salihi konfirmon se e ardhmja e tij eshte ende e paqarte. “Kam marre nje oferte nga Sturm Grac, por edhe nga skuadra te tjera. Deri ne gusht mund te ndodhe gjithçka”, perfundon Salihi.

Top Channel