Obama: Palestina dhe Izraeli, krah njeri-tjetrit

02/06/2009 12:55

Ne prag te turit te tij ne Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Barak Obama ka bere disa komente per zgjedhjen e krizes ne Lindjen e Mesme.

Ai thote se do te deshironte te shikonte dy shtete izraelite dhe palestineze perkrah njeri-tjetrit.

Duke folur per BBC, Obama deklaroi se krijimi i nje shteti te ri nuk eshte vetem ne interes te palestinezeve, por eshte stabilizim edhe per popullin izraelit.

“Eshte shume me vlere edhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe te shohin dy shtete prane njeri-tjetrin qe jetojne ne paqe dhe ne siguri”, u shpreh Obama.

Ndalesa e pare e Obames do te jete Arabia Saudite, ndersa te enjten kreu i Shtepise se Bardhe do te jete ne Egjipt ne nje fjalim drejtuar botes myslimane nga universiteti i Kajros.

Top Channel