Avioni, pilotet kane pare drita ne det

02/06/2009 04:55

Pilotet e nje fluturimi ne kursin qe shkon nga Franca ne Brazil te kompanise braziliane “Tam” kane bere te ditur se kane pare “drita portokalli” ne Atlantik, vetem 15 minuta pas kontaktit te fundit me radio me avionin e “Air France” qe eshte zhdukur qe prej paradites se djeshme.

Lajmin e ka bere te ditur per shtypin zevendespresidenti brazilian, Jose Alencar.

Deklaratat e tij jane bere pas nje takimi ne aeroportin e Rio de Janeiros, me disa familjare te pasagjereve te zhdukur.

Nderkohe vete “Air France” dyshon se avioni mund te jete rrezuar ne oqean.

Kerkimet kane vijuar gjate gjithe nates nga dy avione te pajisur me aparatura te sofistikuara me shpresen per te gjetur te mbijetuar.

Kompania ajrore ka bere edhe identifikimin dhe publikimin e kombesise se 228 personave qe ishin ne bord.

Behet fjale per 61 franceze, 58 braziliane, 26 gjermane dhe 10 italiane.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi, pas nje takimi qe pati me te aferm te te zhdukurve ne aeroportin “Charles de Gaulle”, tha se “kjo eshte katastrofa me e madhe qe i ka ndodhur ndonjehere ‘Air France’”.

“Mundesite per te gjetur te mbijetuar jane shume minimale” – shtoi ai.

Top Channel