Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Energi Kotbuz eshte zyrtarisht ne Bundesligen II. Skuadra ku militon fantazisti Ervin Skela ka humbur 2-0 ne fushen e Nyrenberg (pasi u mposht 3-0 ne mesjave) ne takimin e kthimit “play-out” dhe largohet nga elita e futbollit gjerman.
Edhe ne kete takim, vlonjati ka qendruar ne fushe gjate gjithe lojes, por pa mundur te ndihmoje skuadren e tij. Kjo eshte hera e trete qe Skela provon shijen e hidhur te renies nga kategoria ne kampionatin gjerman, eksperience qe me pare e kishte kaluar kur luante tek Ajntraht Frankfurti dhe Kaizerslautern.
Tashme, e ardhmja e kuqeziut eshte e pasigurt. Kontrata, te cilen e rinovoi vetem pak jave me pare deri ne vitin 2011, ishte e vlefshme vetem nese Kotbuzi qendronte ne Bundeslige.
“Per mua aktivizimi ne Bundesligen II nuk eshte nje opsion. Kjo ishte edhe marreveshja qe kisha me klubin”, pohoi mesfushori qe gjithsesi e la deren te hapur per bisedime.
“Gjithsesi, ende nuk mund te themi asgje me siguri te plote. Nese oferta eshte e mire, ndoshta vendos ta mbyll karrieren tek Energi. Kjo do te jete kontrata ime e fundit si profesionist dhe natyrisht qe aspekti financiar eshte mjaft i rendesishem”.
Tashme mbetet per t’u mesuar vendimi i klubit, edhe sepse bilanci per sezonin e ardhshem bie nga 23 ne 13 milione euro. Gjithçka do te varet edhe nga ofertat e tjera, por nje gje eshte e sigurt: Kotbuz nuk ka qene nje stacion i perkohshem per Skelen. 32-vjeçari eshte mjaft i lidhur me qytetin dhe skuadren.
Top Channel