Kupa e Ukraines ngjyroset kuqezi

01/06/2009 08:10

Kupa e Ukraines merr ngjyrat kuqezi. Vorskla Poltava, skuadra ku militojne tre futbollistet e Kombetares, Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Jonuzi, fitoi per here te pare ne histori kete trofe.

Me rezultatin 1-0, pas golit te veteranit 34-vjeçar Vasili Saçkov, ata kane mposhtur ne finale Shaktjor Donjestskun, qe vetem pak dite me pare triumfoi ne edicionin e fundit te Kupes UEFA.

Dallku dhe Curri, dy mbrojtesit e perfaqesueses, kane luajtur gjate gjithe takimit, ku Vorskla shihej si me pak e favorizuar. Sipas basteve, skuadra nga Poltava kishte vetem 17 per qind te shanseve per te fituar perballe te besuarve te Mirçea Luçeskut, madje rezultati me i mundshem cilesohej 2-0 per Shaktjorin.

Gjithsesi, me forcen e kuqezinjve dhe freskine e Januzit, qe ne kete finale u aktivizua si zevendesues ne 20 minutat e fundit, Vorskla arriti te kalonte ne avantazh ne te 51-ten, nderkohe qe rruga drejt triumfit u be edhe me e thjeshte pas 6 minutave, kur Fernandinjo u largua nga fusha me karton te kuq. “Ky eshte trofeu im i pare ne futbollin profesionist, por edhe i pari ne qytetin e Poltaves me ngjyrat e Vorskles”, deklaroi Dallku menjehere pas finales.

“Duke qene se luftonim per te fituar Kupen e pare, drejtuesit e klubit na kane mbeshtetur maksimalisht. Edhe tifozet u treguan te jashtezakonshem: 60 per qind e stadiumit mbeshteste ekipin tone. Dhame gjithçka ne kete 90-minutesh, edhe sepse finalja ne Ukraine zhvillohet vetem me nje takim. E kishim pergatitur mire ndeshjen, nuk i lame Shaktjorit asnje meter hapesire, nuk i lame per asnje moment te lire kundershtaret, luajtem duke ushtruar presing dhe dhame maksimumin”.

Ne anen tjeter, Curri nuk harron te kujtoje se me kete fitore, ata kane hyre ne historine e klubit.

“E perfunduam sezonin ne vendin e peste ne Vyscha Liga (kampionati ukrainas), megjithate fituam Kupen duke hyre ne histori. Ishte nje paraqitje mjaft e mire e Vorsklas, sepse ashtu si ne çdo ndeshje, edhe te dielen dhame maksimumin dhe kjo na shperbleu. E fituam me merite trofeun sepse ishim ekip me i mire ne fushe”, deklaroi Curri, i cili gjate veres se kaluar ka qene nje prej lojtareve, qe Luçesku kerkonte te afronte te Shaktjori.

Ne qiellin e shtate ishte edhe sulmuesi i ri, Ahmed Jonuzi. Sulmuesi i perfaqesueses U-21 ende nuk ka siguruar nje fanelle titullari te Vorskla, por edhe ne finalen e djeshme ai ka luajtur si zevendesues.

“Eshte kenaqesi edhe per mua, pas shume vitesh Vorskla e fitoi Kupen. Kemi ekip me moshe te re, e per kete arsye ky eshte sukses i madh per ne. Edhe ne kampionat u paraqitem mjaft mire”, deklaroi Jonuzi. Me kete rezultat, skuadra e tre shqiptareve fiton nje vend ne turin e trete eliminator te Europa League, ndersa me 11 korrik ata luajne perballe Dinamos se Kievit per Superkupen e Ukraines.
 

Top Channel