Fushate anti-duhan, foto shokuese edhe ne France

01/06/2009 10:40

Imazhe shok per te ndalur konsumimin e duhanit: mushkeri te shkaterruara nga kanceri, dhembe te prishur dhe te nxire, nje tumor qe e ben gojen thuajse te padallueshme.

Pas Belgjikes, Rumanise e Anglise edhe ne France paketat e cigareve tregojne pamjet tronditese.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, keto foto kane si qellim parandalimin e konsumimit te duhanit.

Fotot neper paketat qe do te shiten ne France zene nje pjese te madhe te imazhit. Firmosja e dekretit pritet qe te behet ne muajin shtator.

Ekspertet e Ministrise se Shendetesise nuk ndihen ende gati per te vene ne jete kete nisme dhe kerkojne kohe per te kaluar te gjithe detajet.

Por a do te ndikojne keto foto ne reduktimin e konsumimit te duhanit? Per kete palet jane pro dhe kunder, megjithate qellimi kryesor eshte pikerisht ulja e numrit te cigareve qe njerezit konsumojne ne dite dhe sidomos ndalja e perdorimit te tij nga moshat e reja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta