France, Bordo thyen hegjemonine e Lionit

31/05/2009 09:20

Bordo eshte skuadra kampione e Frances per kete sezon, duke i dhene fund hegjemonise 7 vjecare te Lionit.

Ekipi i drejtuar nga Lorent Blank, i cili mori kryesimin e kampionatit vetem 4 jave para perfundimit, ka mundur ne javen e fundit 1-0 Kaen, fitore qe i jep mundesine te mbylle sezonin ne vendin e pare, 3 pike larg Marsejes se vendit te dyte.

Goli vendimtar i ndeshjes u shenua nga Gufran ne pjesen e dyte, gol qe pervec se shpalli Bordone kampione, zbriti nje kategori me poshte skuadren e Kaen.

Per skuadren e Bordose ky eshte titulli i gjashte kampion, nderkohe qe per trajnerin Lorent Blank ky eshte trofeu i dyte pas Kupes se Liges.

Top Channel