Obama mbron serish zgjedhjen e Sotomajor
30/05/2009 18:30
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama ka folur serish per ceshtjen e zgjedhjes se kryetares se Gjykates se Larte, Sonia Sotomajor.
Kreu i Shtepise se Bardhe ka theksuar se kjo eshte nje zgjedhje e drejte. Ai kritikoi republikanet duke thene se mes tyre ka elemente qe bejne lojrat e perhershme politike per te nxire figuren e Sotomajor.
Republikanet kane sulmuar gjykatesen njujorkeze, duke thene se shpesh here ajo eshte shprehur ne favor te gjykatesve me origjine hispanike, duke theksuar se gjykatesit e bardhe jane me te pasakte ne vendimet qe japin.
Top Channel