Ish-ministri irakian arrestohet ne aeroport

30/05/2009 14:40

Autoritetet irakiane kane arrestuar ish-ministrin e Tregtise, ndersa tentonte te largohej nga vendi. Ndalimi u krye ne aeroportin e Bagdadit.

Abdul Falah Sudani ndodhej ne nje avion qe udhetonte drejt Emirateve te Bashkuara Arabe, qe eshte urdheruar te kthehet mbrapsht, ne menyre qe te mundesohej arrestimi. Sudani dha doreheqjen si minister me pare gjate muajit, si pasoje e akuzave per korrupsion, se ne departamentin e tij ishin pervetesuar shuma te medha parash.

Ministri i ka mohuar akuzat, por policia arrestoi nje nga vellezerit e tij. Gjate kesaj jave ne Irak u leshuan 1000 urdherarreste per zyrtare te korruptuar, shumica e te cileve te rangjeve te larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA