Gates: Pheniani, kercenim per garen e armatimit

30/05/2009 09:30

SHBA nuk do te pranoje qe Koreja e Veriut te jete shtet me arme berthamore. Paralajmerimi eshte bere nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, i pranishem ne samitin aziatik qe po mbahet ne Singapor.

Gates paralajmeroi se shtimi i aktivitetit berthamor dhe leshimi i raketave nga Koreja e Veriut, mund te shkaktoje nje gare armatimesh ne Azi. “Nese ata do te vazhdojne keshtu, pasojat per stabilitetin ne rajon do jene domethenese. Provat perbejne potencial per gare armatimi. Ne jemi kunder zhvillimit te armeve berthamore”, u shpreh Gates.

Ai shtoi se Amerika nuk do te qendroje duarkryq, ndersa Pheniani pergatitet te shkaterroje cdo objektiv ne kete zone. Nderkaq, nje zyrtar i larte i ushtrise kineze i beri thirrje komunitetit nderkombetar te ruaje qetesine.

Top Channel