Duro: Nuk do t’i harroj sakrificat e lojtareve

30/05/2009 08:05

Ai gol i anuluar pa te drejte e ka detyruar te lere menjane kostumin “firmato” dhe te perveshe manget per te grushtuar anesorin e ndeshjes Partizani-Kastrioti, Arjan Mali.

 Ky eshte presidenti i te kuqve, Albert Xhani, i cili e ka pasur te veshtire ta pertype humbjen 1-0, qe e rikthente 10 vjet pas, serish ne Kategorine e Pare.

Edhe pse ka reaguar keq, disa minuta pas sherrit ne fushe ai e ka kuptuar se verdikti nuk kthehet me mbrapsht, ndaj ka filluar te beje llogarite per Kategorine e Pare, por si gjithmone kete ai ua faturon atyre klaneve, te cilet i ka cituar gjithmone, se kane punuar kunder Partizanit.

“Te gjitha ndeshjet i kemi luajtur kunder 14 vetave, duke perfshire gjyqtaret, u shpreh Xhani, pas atyre shfaqjeve te shemtuara te dhunes. I kishim fituar te gjitha deri me tani, por ne rast se ke gjyqtaret kunder, edhe mund te humbasesh. eshte gjynah per keta lojtare qe kane tete muaj pa u paguar dhe kane luajtur me mish e me shpirt. Ishte gjynah qe na çuan deri ketu. Ne nuk kemi pasur asnje mbeshtetje. Partizani eshte skuader jetime. Kjo skuader ka nje histori te madhe, prandaj u them te gjitheve se Partizani nuk eshte vetem i Shqiperise, por eshte i gjithe botes”.

Ne dhomat e zhveshjes, para lojtareve te tij, te cilet ne nje fare menyre jane heronjte e sakrifices se madhe, presidenti Xhani ka folur me “zemer ne dore”: “Leket do t’i merrini 100% ne baze te kontratave. Brenda 15 ditesh do te zgjidhet gjithçka, u eshte drejtuar ai lojtareve.

Shpresoj ta vazhdojme bashkepunimin me te gjithe edhe ne Kategorine e Pare. Ne do te jemi lajmi i dites, edhe pse nuk do te jemi ne eliten e futbollit shqiptar. Ju faleminderit per bashkepunimin, do te kontaktoj me te gjithe ne ditet e ardhshme”. Me pak polemizues, jo se nuk ka mllef, por se tani ai u “mesua” me arbitrit kunder, eshte shprehur edhe trajneri i Partizanit, Shpetim Duro.

“Me vjen keq qe perfundoi ne kete menyre nje sezon shume i veshtire per ne qe nga fillimi. Me thane qe goli i shenuar nga ne ishte i rregullt. Kjo eshte vertet per te ardhur keq, pasi ne futboll per nje gol luhet. Gjithsesi, ne beme maksimumin tone jo vetem ne kete ndeshje, por ne gjithe kete sezon problemet ishin e shumta”. Ndjeshmeria e tij eshte e madhe kur kujton se sakrificat e medha te futbollisteve te tij, per hir te faktoreve te jashtem (gjyqtareve, apo trukimeve te dyshuara), nuk jane shperblyer.

“Ne fund te kampionatit besoj se ishte normale t’i falenderoja futbollistet per te gjitha sakrificat qe kane bere ne kete sezon, mbi te gjitha pasi kane luajtur pa u paguar. Ate qe ata kane bere, une nuk do t’ua harroj kurre. Si une, ashtu edhe futbollistet, kane nevoje per nje periudhe te qete pushimesh, per t’u ritakuar kur te vije koha e riorganizimit te skuadres. Per sa i perket te ardhmes time, do te jem ne ndjekje te zhvillimeve gjate ketyre koheve dhe do te vendos.

 

Top Channel