Rossi nuk shqetesohet per spanjollin Lorenzo

29/05/2009 21:40

Valentino Rossi nuk shqetesohet per garimin perfekt te shokut te skuadres Jorge Lorenzo ne provat e lira te Mugello-s.

“Garuam te dy mjaft mire por eshte vetem e premte dhe kemi shume pune per te bere sepse te gjithe pilotet e pare jane shume afer njeri tjetrit. Duhet te punojme ende me disa gjera te vogla sepse nuk arrij te garoj ashtu si dua edhe pse kemi nje ritem te mire”, shprehet kampioni i botes.

Ne vijim, ai ka folur per nje rekord te ri, pasi nese fiton edhe kete here, atehere do te jete hera e 8-te rresht qe triumfon ne Mugello.

“Kjo eshte nje piste fantastike dhe per mua nuk ka rendesi nese vjen pas nje gare te shemtuar. Kam gjithmone shume motivim kur garoj ketu. Mbi te gjitha, dielli ndricon dhe jam shume i lumtur”, shprehet “Doktori”.

Top Channel