
Partizani apo Kastrioti. 15 here kampionet e Shqiperise, apo krutanet qe enderrojne ngjitjen e shtate ne kampionatin elitar ne vend.
Verdikti do te jepet sot, ne ndeshjen e pare “play-out” (neser Bylis ndeshet me Gramozin), qe do te luhet ne oren 16:30 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Te kuqte vijne ne kete sfide pas nje sezoni te vuajtur: te papaguar per shume muaj, futbollistet kane sakrifikuar per fanellen dhe pothuajse çdo ndeshje ka qene nje finale me vete.
Por, pasi evituan renien direkte nga kategoria ne Lushnje, te besuarit e Shpetim Duros do te zhvillojne edhe betejen e fundit te sezonit. Ndeshjen e se vertetes. 90 minuta (ndoshta edhe me shume) per te evituar renien e dyte ne histori mes inferioreve. Kapiteni Orges Shehi ka kerkuar perqendrim maksimal nga te gjithe futbollistet, per te mbyllur gjithçka brenda kohes se rregullt.
“Shpresojme qe ta mbyllim ndeshjen ne 90 minuta. E kemi te qarte se me Kastriotin nuk do jete aspak e lehte, por ne do te kerkojme qe ta zgjidhim gjithçka shpejt”, deklaroi “gardiani” i Partizanit.
Me tej nuk kishte si te mungonte mllefi per ecurine e skuadres, por edhe per tolerimet e javeve te fundit, qe kane penalizuar kryeqytetasit (por edhe Lushnjen dhe Elbasanin, te cilat nuk do te luajne ne elite gjate sezonit te ardhshem).
“Natyrisht qe nuk duhet ta kishim lene situaten te vinte deri ne kete pike, megjithate tashme duhet te perballemi me Kastriotin. U zotuam se do t’i dilnim zot Partizanit: jemi ketu per te luftuar per te qendruar ne Superiore. Ndoshta tani do te kishim shpetuar, por te tjeret po hane ne kurrizin tone. Te tjera skuadra, qe dihet si i kane marre ndeshjet, jane duke bere pushime, ndersa ne do te vuajme deri ne fund”, perfundoi Shehi.
Ne anen tjeter, Kastrioti shpreson se kete here do te jete me fat. Pikerisht nje vit me pare, ata u larguan nga Kategoria Superiore pas ndeshjes “play-out” te humbur me penallti perballe Lushnjes.
Krutanet e Ramazan Ndreut, qe e mbyllen kampionatin ne vendin e trete, i kane shpresat te Januari Ziambo. Per sulmuesin nga Zambia, qe ne kete sezon ka qene edhe golashenuesi me i mire i skuadres me 14 gola, projektohet edhe nje duel ne fushe me “bomberin” e Partizanit, Marjus Ngjela.
Top Channel