Moto GP, Lorenzo dominon ne testet e lira

29/05/2009 16:40

Katershja e zakonshme ka dominuar provat e para te lira te Moto GP ne pisten e Mugello-s.

Kjo fundjave premton spektakel pasi 4 me te fortet e ketij sezoni, garojne me kohe shume te ngushta nga njeri-tjetri. I pari me kohen me te mire 1:49:870 ka qene spanjolli i Yamaha-s, Jorge Lorenzo, i cili ka lene pas shokun e skuadres Valentino Rossi.

Ish kampioni i botes Casey Stoner regjistroi kohen e trete me te mire pas disa modifikimeve ne motorrin Ducati, ndersa kryesuesi i klasifikimit te ketoj sezoni, Dani Pedrosa ka regjistruar kohen e katert me te mire.

Lorenzo fitoi garen paraardhese ne Le Mans, duke u konfirmuar si nje nga pretendentet kryesore per fitoren e trofeut gjate ketij sezoni.

Top Channel