Deshtimi ne finalen e Champions League rihap nje spirale te njohur ne kampin e skuadres se Ferguson.
Behet fjale per te shumeperfolurin Cristiano Ronaldo, i cili nuk e ka pertypur dot deshtimin e Romes, cka ka bere qe mediat britanike te flasin per nje largim te mundshem te tij nga “Old Trafford”.
Sjelljet arrogante te luzitanit, perfshire ketu edhe mosrespektimi i rregullit per te vendosur kravate gjate kthimit ne aeroport, shihet si nje shenje rebelimi e sulmuesit me numer 7 ndaj skuadres.
“E ardhmja ime? Tani dua te mendoj per kombetaren dhe nuk dua te flas per klubin. Me pas do bej pushime sepse ndihem shume i lodhur nga sezoni. Per te ardhmen do te shohim se cfare do ndodhe”, u shpreh portugezi pas mberritjes ne Angli.
Por pavaresisht deklaratave dyshuese te tij, duket se Real Madrid e ka spostuar vemendjen tek Franck Ribery, per te cilin ka thyer konkurrencen e Chelsea.
Top Channel