
Vetem nje jave na ndan nga ndeshja e shumepritur kunder Portugalise se frustruar ne kerkim te pikeve te domosdoshme per te pretenduar kualifikimin ne grup.
Perballe do te kete nje Shqiperi, pasi ka gjetur trajneri e saj te ri, kroatin Josip Kuzhe, synon te shfrytezoje keto ndeshjet e mbetura te eliminatoreve te Boterorit 2010 per te kolauduar nje ekip te denje per nje te ardhme me premtuese.
Por Kuzhe me te marre frenat e Kombetares sone ne dore del me “shpate” te madhe para shqiptareve, te cileve gatishmerine e tij per te shkruar drejt fitoreve. Per shume njerez kjo deklarate e tij ngjan me nje premtim elektoral, por megjithate tekniku kroat e mbeshtet ate ne filozofine e tij per futbollin, edhe pse (ndoshta) do te duhej te merrte me shume parasysh realiteti e shqiptareve dhe te Kombetares se tyre.
“Jam gati per te fituar, ka nenvizuar dje Kuzhe, sepse sipas filozofise time per futbollit eshte qe çdo trajner do te duhet te punoje per te arritur rezultate pozitive”. eshte objektiv kur pohon se Shqiperia eshte nje skuader e nivelit te dyte, e cila rivalitetin e ka me skuadra si Hungaria, por nuk perjashton edhe mundesine e kesaj Kombetareje per t’u shkaktuar surpriza edhe te medhenjve.
Ish-trajneri i Dinamos se Zagrebit e Hajdukut te Splitit, nuk e fsheh kenaqesine e kesaj detyre te re ne krye te pankines se Shqiperise, ku synon te kete nje aventure te suksesshme. Per momentin gjithçka duket ne rruge te mbare, edhe pse gjerat jane vetem ne leter. “Shqiperia eshte nje vend terheqes, thekson kroati. Deri tani gjithçka po ecen per mrekulli, pasi per sa i perket futbollit gjerat jane te organizuara mire”.
Sot Kuzhe do te veshe per here te pare tutat kuqezi per te zbritur ne fushe, ku do te zhvilloje edhe seancen e pare stervitore ne krye te Kombetares. Ne mesditen e sotme nis grumbullimi dyjavor i futbollisteve shqiptare, te cilet do te duhet te pergatiten per dy ndeshjet e fillimit te qershorit, ndaj Portugalise (me 6 qershor per eliminatoret e Boterorit 2010) dhe Gjeorgjise (me 10 qershor, miqesore).
Tekniku kroat, pasi i ka studiuar lojtaret nga filmimet, sot do te kete mundesine e pare per t’i njohur ata direkt. Ne mendjen e tij do te duhet te ndertohet dita-dites ne kete faze pergatitore ekipi qe do te duhet te mbaje mbi supe peshen e nje ndeshje te veshtire, si ajo ndaj Portugalise.
Por tekniku kroat beson se ne kete sfide do te kete aleat edhe presionin e madhe te luzitaneve per te arritur me çdo kusht fitoren, i cili mund te kthehet ne favorin tone.
“Do te jete nje ndeshje shume e veshtire, shprehet Kuzhe. Lojtaret do te jene shume te motivuar perballe Ronaldos me shoke. Kam besim se do te bejme nje ndeshje te madhe. Ne kemi nje motiv me shume. Deshirojme te bejme nje imazh te mire perpara tifozerise sone, pse jo te habisim edhe nje here tjeter Evropen”.
Keto ishin deklaratat e djeshme te trajnerit, pak para se te bente prezantimin me stafit e tij teknik, zevendestrajnerin boshnjak, Xhemal Munstedanagiç dhe anetaret e tjere te stafit, trajnerin e portiereve Ili Bozhiqi, mjekun Arben Çeliku, fizioterapisti holandez, Stijn Vandenbruke dhe masazhatori Ylli Mihali.
Top Channel