Champions League në Top Channel/ Celtic, një hap larg fazës së Ligës, fitore të pastër shënon dhe Bodo/Glimt
Pas Edmond Kapllanit edhe nje tjeter futbollist shqiptar rrezikon t’i jape lamtumiren elites se futbollit gjerman.
Ne fakt, Ervin Skela dhe Energi Kotbuz jane fare prane renies ne Bundesligen II: skuadra e drejtuar nga Bojan Prasnikar humbi 0-3 ne shtepi me Nyrembergun, ne ndeshjen e pare “play-off”.
Fale dy golave te Boakje (ne minutat 13 e 89) dhe rrjetes se Eigler (56), miqte pothuajse e kane siguruar nje vend ne Bundeslige. Takimi i kthimit luhet te dielen ne oren 15:30, por fati i fantazistit kuqezi dhe ekipit te tij duket i shenuar, pasi permbysja eshte thuajse e pamundur.
Ne sfiden e djeshme, Skela nuk ka mundur te jete deciziv per ekipin, ashtu si ka ndodhur ne javet e fundit te kampionatit. Fale kualitetit te vlonjatit, ata fituan ne javen e fundit me Leverkusen dhe evituan renien direkte nga Bundesliga. Nese Kotbuz bie nga kategoria, Skela behet automatikisht lojtar i lire dhe do te kerkoje nje tjeter klub per t’u aktivizuar.
Top Channel