Austriaku Marko Arnautovic duhet te hedhe vetem firmen ne kontrate por Interi nuk ndalet me kaq.
Objektivi i radhes eshte afrikani i Barcelones, Yaya Toure, i cili mendohet te luaje ne mesfushe me blerjen me te re nga Genoa, Tiago Motta. Lojtari nga Bregu i Fildishte eshte nje objektiv i veshtire per t’u arritur, duke pare kontributin e madh qe ka dhene tek katalanasit, por gjithashtu nje pengese e madhe do jete edhe cmimi i kripur pasi Barcelona tashme eshte kampione Europe dhe parate per te mbajtur lojtaret nuk i mungojne.
Nderkohe, Arnautovic ka mberritur ne “Appiano Gentile” per te kryer vizitat mjekesore. Ne arken e skuadres holandeze te Twente-s kane kaluar 9 milione euro, ndersa “Ibra i ri” do vihet nen urdhrat e trajnerit Mourinho menjehere sapo te mbaroje sezoni.
Top Channel