Te gjitha skuderite e shoqates se konstruktoreve (Fota) jane regjistruar per sezonin 2010 duke zhbllokuar perkohesisht ngercin me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit.
Marreveshja e arritur ne momentet e fundit nga te dyja palet parashikon qe deri ne sezonin e vitit 2012 te respektohen rregullat e Paktit te Konkordias.
“Skuderite kane rene te gjitha dakort se brenda 3 vjetesh kostot duhet te reduktohen ndjeshem dhe te krijojne nje mekanizem qe te vendose ne pune teknologjine dhe sportin ne te njejten kohe. Keto masa do lehtesojne hyrjen e skuderive te reja”, thuhet ne komunikaten e publikuar nga Fota.
Prej disa muajsh, shoqata e skuderive me ne krye Ferrarin kercenuan me mungese ne sezonin 2010 per shkak te rregullave te reja qe parashikonin nje buxhet vjetor prej 40 milione sterlinash, gje qe nuk u pranua nga shume skuderi.
Top Channel