
Sulmuesi i kombetares, Hamdi Salihi do vazhdoje te mbaje te veshur fanelen e SV Ried.
Te pakten kete e konfirmon skuadra austriake ne prag te ndeshjes delikate te se dieles Sturm-Ried, ku nje fitore e miqve me 3 gola diference do t’u siguronte pjesemarrjen ne Euro League.
“Spekullimet per transferimin e Salihit jane te pranishme prej kohesh. Kjo nuk me shqeteson aspak. Deri tani ka pasur vetem oferta te hapura nga jashte. Interesimi i fuqishem nga Sturm Grac eshte i panjohur per mua sepse nuk kemi asnje kontakt”, shprehet trajneri i skuadres, Stefan Rajter.
Salihi ka nje kontrate qe e lidh me SV Ried deri ne fundin e sezonit te ardhshem. Kete sezon ai ka shenuar 13 gola, duke fituar besimin e stafit drejtues te skuadres.
Top Channel