Suxho kthehet ne Kombetaren amerikane

28/05/2009 09:30

Donald Suxho rikthehet ne Kombetaren amerikane te volejbollit per meshkuj. 30-vjeçari nga Shqiperia eshte perzgjedhur nga trajneri Alan Knajp ne skuadren me 19 lojtare, qe do te perfaqesoje Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Ligen e Botes te FIVB-se.

Aktiviteti starton me 12 qershor, nderkohe qe çdo fundjave perpara ndeshjeve, vetem 12 deri me 14 volejbolliste do te perzgjidhen per te qene te gatshem te luajne.

Suxho i lindur ne Korçe, nuk luan me perfaqesuesen e pertej Atlantikut prej dy sezonesh, pas demtimit qe pesoi ne Tendinen e Akilit ne fillim te 2007-es.

Suxho aktivizohet qe prej vitit 2001 me Kombetaren e SHBA-se, me te cilen ka marre pjese ne Olimpiaden 2004 (Amerika u rendit e katerta). Ai ka fituar disa tituj dhe medalje, ku e fundit eshte ari ne Kupen Pan Amerikane me 2006-en.

Top Channel