Stoner: Ne Mugello kunder Rossi-t
28/05/2009 20:50
Ish kampioni i botes Casey Stoner parashikon nje fundjave interesante ne pisten italiane te Mugello-s, duke u shprehur se kjo do jete nje nga garat me te bukura te sezonit.
“Eshte nje nga pistat me favorizuese per ne. Jemi ngjitur pothuajse cdo here ne podium, por cdo here duhet ndryshuar dicka”, shprehet piloti australian i skuderise Ducati. Sipas tij, Mugello eshte nje piste shume e vecante por e rendesishme eshte qe gjendet motorri i duhur.
“Po le pas garen e Le Mans ku prisja te isha me i shpejte. Pedrosa eshte nenvleftesuar nga te gjithe por tashme ai eshte ne krye te klasifikimit. Ketu, misioni im eshte te mund Rossi-n”, shprehet Stoner.
Top Channel