Skela, 35000 euro per shpetimin e Kotbuz

28/05/2009 08:25

A do te qendroje Energie Kotbuz i Ervin Skeles ne Bundesliga 1 per sezonin e ardhshem, do te jene 180 minutat e “play-out”it ato qe do te vendosin.

Skuadra e shqiptarit do te ndeshet sot ne oren 18.00 me Nurenbergun e Bundesliges 2, nderkohe qe ndeshja e kthimit do te luhet te dielen ne oren 15.00.

Nderkohe qe eshte mesuar se nese Kotbuzi do te siguroje qendrimin pas ketyre dy ndeshje, ne xhepin e Ervin Skeles, por edhe te secilit lojtar te kesaj skuadre do te shkoje nje shperblim prej 35 mije eurosh.

Qe nga ndeshja me Hanoverin (e fituar 3-1) ne shkurt, drejtuesit e klubit kane aplikuar premio 5000 euro per çdo fitore. Energi fitoi 5 ndeshje, qe bejne 25000 euro ekstra per çdo lojtar! Me dy fitoret ndaj Nurenbergut, çdo lojtar do te arketoje 35000 euro.

Fantazisti shqiptar ishte njeriu i ndeshjes ne takimin e fundit ndaj Bajer Leverkusen ne fundjave, prandaj shpresat e Kotbuzit per dy ndeshjet “Play-out” jane kthyer nga ai. Shqiptari beson se ai dhe shoket e skuadres do ta sigurojne qendrimin ne Bundesliga.

Top Channel