Portugalia e Kueiroz i tremben Shqiperise

28/05/2009 08:15

Kur mungojne vetem dhjete dite nga ndeshja ne “Qemal Stafa”, ku Shqiperia luan kunder Portugalise, luzitanet tregojne shenja te dukshme frike.

Trajneri i kundershtares se ardhshme te kuqezinjve ne eliminatoret e Boterorit 2010 ka pranuar se “perballja ne Tirane eshte shume e rendesishme”.

Dje portugezet kane zhvilluar stervitjen e pare ne “zborin” treditor, nje grumbullim i pazakonte per kete vend, me kandidatet per nje vend ne perfaqesuese. “Fakti qe disa kampionate jane mbyllur ndersa te tjere vazhdojne ka çorientuar planin e ekipit kombetar.

Vetem gjate javes se ardhshme do te kem ne dispozicion te gjithe futbollistet dhe grumbullimin ne Restelo e cilesoj mjaft pozitiv per te pergatitur ne menyren me te mire sfiden me Shqiperine, qe eshte shume e rendesishme”, deklaroi ish-krahu i djathte i Ser Aleks Ferguson te Mançester Junajtid. “Objektivi kryesor ishte te shihnim nga afer gjendjen e disa futbollisteve, qe me pas te bejme zgjedhjet e duhura per takimin e 6 qershorit”.

Perpara ndeshjes, qe do te shenoje edhe debutimin e Josip Kuzhe ne krye te stolit shqiptar, Kueiroz ka kerkuar “ndjenje pergjegjesie” nga te gjithe lojtaret. Vetem me nje fitore, Portugalia do te mbaje ende te ndezura shpresat per te luajtur ne fazen finale te aktivitetit madhor, qe do te mbahet ne Afriken e Jugut.

“Ne kete periudhe eshte shume e rendesishme qe lojtaret te tregojne profesionalizem dhe perkushtim ndaj ekipit perfaqesues. E them kete pasi nje pjese e mire e tyre e kane mbyllur sezonin me skuadrat ku militojne dhe po mendojne per edicionin e ardhshem, shtoi trajneri. Megjithate, asgje nuk ka perfunduar. Ata e kane te qarte situaten ku ndodhemi ne Grupin 1 dhe mund te çlodhen vetem pasi te kene perfunduar impenjimet me Portugaline”.

“Ethet” per ndeshjen ne Tirane jane te natyrshme, edhe sepse kuqezinjte arriten t’i rrembenin nje barazim pa gola ne takimin e pare, skuadres ku luajne yje si Kristiano Ronaldo, Deko, Anderson, Karvajo e Pepe, sa per te permendur disa. “Nuk duhet ta nenvleresojme ndeshjen me Shqiperine.

Ajo eshte objektivi yne i pare i madh per te qendruar ne garen per kualifikim. Vendosa te grumbulloj nje pjese te lojtareve qe kam ndjekur gjate gjithe vitit ne kampionatin vendas (Liga Sagres) dhe vendosa t’i jap nje shans per te qene pjese e kontingjentit. Nese do te me bindin se jane te vlefshem per skuadren atehere do t’i grumbulloj per eliminatoren me Shqiperine dhe miqesoren me Estonine”, shtoi Kueiroz.

Ne grumbullim eshte thirrur edhe mbrojtesi i Realit te Madridit, Kepler Laveran Lima Ferreira, i njohur ndryshe Pepe. Ai nuk eshte aktivizuar ne javet e fundit me “merengues” per shkak te pezullimit 10-javor nga Federata Spanjolle, e duhet te tregoje se eshte ne forme per te merituar nje fanelle.

“Me Shqiperine eshte nje finale”, deklaroi 26-vjeçari. “Na mbeten edhe pese ndeshje dhe duhet te fitojme sa me shume pike”. Pas pese ndeshjeve, Portugalia renditet e treta, me 6 pike, ndersa kuqezinjte jane te pestet me po kaq pike te grumbulluara ne 7 takime. Danimarka dhe Hungaria kryesojne grupin me nga 13 pike secila.

Top Channel