Mosley reagon: Ligjet nuk i ben Ferrari

28/05/2009 15:40

Shefi i Federates Nderkombetare te Automobilizmit, Max Mosley nuk leviz nga qendrimi i tij ne lidhje me rregullat e reja te vitit 2010, duke i dhene nje sinjal te qarte skuderise Ferrari.

“Formula 1 do te ishte me e varfer pa Ferrarin por nuk mund te lejojme qe t’i bejne ata ligjet”, shprehet Mosley, i cili ka deklaruar edhe me pare se nuk eshte fundi i botes nese skuderia e kuqe terhiqet nga F1. Ne fakt, nuk eshte vetem Ferrari qe kercenon me largim nga Formula 1, sepse ankesa per buxhetin 2010 kane edhe disa skuderi te tjera.

“Te gjithe jemi te bindur se F1 nuk mund te mbijetoje gjate me nje buxhet marramendes”, shprehet Mosley ne nje interviste per agjencine gjermane Dpa. Neser skadon afati i regjistrimit te skuderive per sezonin e vitit te ardhshem.

Top Channel