Mediat spanjolle: Kaka tek Reali per 65 milione

28/05/2009 16:50

Zerat per transferimin e Kaka tek Real Madrid, nuk dine te ndalen. Udhetimi i Galliani-t per ne France ku kerkon te rimarre ne skuader talentin Yoann Gourcuff, eshte interpretuar si nje levizje e Milanit per te zevendesuar brazilianin ne ikje.

Sipas gazetes “El Larguero”, Kaka do bashkohet me Realin per 65 milione euro te ofruara nga Florentino Perez, kandidati i vetem per zgjedhjet presidenciale ne klubin “Merengues”.

E menjehershme ka qene kunderpergjigja e administratorit te deleguar te Milanit, Adriano Galliani. “Rrini te qete sepse Kaka nuk do levize”, u shpreh zyrtari kuqezi pas daljes nga stadiumi “Olimpico” i Romes ku ndoqi finalen e Champions League.

Te njejten gje ka theksuar edhe fantazisti brazilian. “Une gjithmone kam thene se tek Milani ndihem mire”, eshte shprehur ai, duke mos lene asnje hije dyshimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta