Kuzhe pelqeu me shume Abraham dhe Pezon

28/05/2009 08:45

Ne “finalen” per titull ne Kategorine Superiore, ndermjet Tiranes dhe Vllaznise, Josip Kuzhe, u paraqit per here te pare ne stadiumin “Qemal Stafa” si trajner i Shqiperise.

Nje perballje qe do ta ndihmonte te krijonte ide te qarta rreth kampionatit tone, por edhe per nje pjese te konsiderueshme te elementeve kuqezi, qe luajne ne keto dy skuadra.

Por, nga 22 lojtaret qe kane zbritur ne fushe ne sfiden e se shtunes se kaluar, tekniku kroat ka pelqyer me shume dy te huajt e Tiranes, mbrojtesit Abraham Aleçenvu dhe Toni Pezo. Nigeriani 23-vjeçar mban nje rekord unikal ne Shqiperi: ka fituar kater here radhazi titullin, çdo vit me nga nje skuader te ndryshme.

Gjithsesi, Kuzhe ka grumbulluar ne Kombetare gjashte prej lojtareve qe vezhgoi, pese nga bardheblute dhe Elvin Beqirin e Vllaznise.

Top Channel