Kapllani firmos me Agusburgun deri me 2011

28/05/2009 08:25

Eshte zyrtare: Edmond Kapllani nuk do te jete me futbollist i Karlsuhes, pasi ai ka nenshkruar dje nje kontrate 2-vjeçare deri me 2011 me FC Augsburg, e cila militon ne Bundesligen 2.

Lajmi eshte bere i njohur nga mediat gjermane. Kavajasi ka vendosur te braktise ish-skuadren, menjehere pas renies se saj ne kategorine e dyte gjermane. Edhe pse kontrata e Kapllanit me Karlsruhen skadonte me 30 qershor 2010, ajo ishte e vlefshme vetem per ne Bundesliga 1.

Renia nje jave me pare ne Bundesligen 2 e ka bere automatikisht te pavlefshme kete kontrate dhe te dy palet kane arritur ne perfundimin se lidhja mes tyre duhet te merrte fund ketu. Keshtu qe sulmuesi shqiptar ka kaluar ne radhet e ekipit te Agsburgut me parametra zero.

Kapllani luante te Karlsruhe qe nga sezoni 2004. Sezoni me i mire, qe ai ka perjetuar ne radhet e kesaj skuadre, ishte 2006-2007: Karlsruhe u ngjit ne eliten e futbollit gjerman fale 17 golave te shqiptarit, i cili ate vit u shpalle edhe golashenuesi i dyte me i mire i Bundesliga 2. Ne sezonin pasardhes ai nuk ka bere nje paraqitje te mire per shkak se nuk pati nje aktivizim te rregullt, ndaj mundi te shenonte vetem dy gola.

Ndersa zhgenjeu ne sezonin e fundit, i cili sapo u mbyll. U aktivizua ne total ne 20 ndeshje, nga te cilat 14 i filloi si zevendesues dhe nuk mundi te shenonte asnje gol. Ne total kavajasi ka zhvilluar 48 ndeshje ne Bundelslige (2 gola), ndersa 70 ne Bundesliga 2 (24 gola).

Menjehere pas perfundimit te renies se Karlsruhes nga kategoria, Kapllani nisi tratativat me Augsburgun, me te cilin dje nenshkroi nje kontrate deri me 30 qershor 2011.

“Jam shume i kenaqur per kalimin tek Augsburgu, u shpreh dje Kapllani per faqen zyrtare te skuadres se tij te re per sezonin e ardhshem. I vleresoj drejtuesit e klubit, qe vendosen te me marrin ne kete skuader. Ne radhet e Augsburgut deshiroj te arrijme objektivat e perbashketa dhe te kontribuoj ne zhvillimin e metejshem te skuadres”.

Per blerjen e shqiptarit u prononcua edhe trajneri i FCA (Augsburgut): Me blerjen e Kapllanit kemi marre nje golashenues te rrezikshem, i cili, me 17 golat e tij, i dha Karlsruhes ngjitjen ne Bundesliga 1 ne sezonin 2006/07. Une jam i kenaqur qe ai erdhi tek Augsburgu”.

Top Channel