Mess rrishkruan historinë, Kane kalon Ronaldon, Botërori 2026 po shndërroher në fabrikë rekordesh
Pavel Nedved ndryshon mendje. Mesfushori cek do vazhdoje te luaje me Juventusin edhe gjate sezonit te ardhshem, hipoteze qe dukej e pamundur deri pak jave me pare.
Pervec presionit te gjithe ambientit bardhezi, nje ndikim te madh ka pasur edhe kualifikimi i sigurt i skuadres ne Champions League. “Asgje nuk eshte e mundur por per me shume duhet te pyesni Juventusin”, ka deklaruar agjenti i lojtarit cek, Mino Raiola, duke lene te kuptohet se mesfushori po mendohet.
Me mberritjen e mbrojtesit Cannavaro dhe mesfushorit Diego si dhe me afrimin e trajnerit Antonio Conte, Nedved mendon se Juventusi i ka te gjitha mundesite per te qene nje skuader kompetitive ne Itali dhe Europe.
Nderkohe, drejtuesit e klubit po mendojne per nje rinovim te sulmuesit Vincenzo Iaquinta deri ne vitin 2013 me nje kontrate 2-2.5 milione euro ne sezon.
Top Channel