
Pavel Nedved ndryshon mendje. Mesfushori cek do vazhdoje te luaje me Juventusin edhe gjate sezonit te ardhshem, hipoteze qe dukej e pamundur deri pak jave me pare.
Pervec presionit te gjithe ambientit bardhezi, nje ndikim te madh ka pasur edhe kualifikimi i sigurt i skuadres ne Champions League. “Asgje nuk eshte e mundur por per me shume duhet te pyesni Juventusin”, ka deklaruar agjenti i lojtarit cek, Mino Raiola, duke lene te kuptohet se mesfushori po mendohet.
Me mberritjen e mbrojtesit Cannavaro dhe mesfushorit Diego si dhe me afrimin e trajnerit Antonio Conte, Nedved mendon se Juventusi i ka te gjitha mundesite per te qene nje skuader kompetitive ne Itali dhe Europe.
Nderkohe, drejtuesit e klubit po mendojne per nje rinovim te sulmuesit Vincenzo Iaquinta deri ne vitin 2013 me nje kontrate 2-2.5 milione euro ne sezon.
Top Channel