E ardhmja e Jahmir Hykes per sezonin pasues vazhdon te jete e paqarte. Edhe kesaj vere ka shume mundesi qe mesfushori i talentuar shqiptar te perfundoje ne merkato.
Kete lajm e bere te njohur e perditshmja gjermane “Rhein Zeitung”. Hyka sapo ka lene pas shpine nje sezon zhgenjyes ne radhet e FC Maincit, tek i cili u transferua ne menyre te bujshme ne veren e 2008-es.
I riu shqiptar eshte konsideruar nga ky klub si nje blerje premtuese, por me fillimin e sezonit, trajneri Andersen vendosi ta linte ne stolin e rezervave.
Tani ne perfundim te sezonit Hyka numeron 5 ndeshte te luajtura, ku ne asnjeren prej tyre nuk ka nisur si titullar. Nderkohe qe bilancit te ketij viti i shtohet edhe dy ndeshjet e Kupes, ku eshte futur zi zevendesues. Tashme drejtuesit e klubit mendojne ta japin shqiptarin ne forme huazimi.
Kete e konfirmon menaxheri i Maincit, Kristian Hajdel, i cili thekson se kjo behet per te rregulluar disi bilancin financiar te klubit.
Top Channel