
Cristiano Ronaldo nuk mund ta pertype humbjen e djeshme ne finalen e Champions League dhe per kete deshtim ai ka nxjerre nje fajtor.
Topi i Arte 2008 e drejton gishtin ndaj trajnerit Alex Ferguson, duke kritikuar skemen e skocezit qe e filloi ndeshjen me modulin 4-2-3-1 qe funksionoi mire ne fillim por u shperbe shume shpejt.
“Luajtem nje ndeshje aspak te mire. Taktika ishte e gjitha e gabuar dhe gjithcka shkoi keq. Ne 10 minutat e para kontrolluam ndeshjen. Me pas pesuam nje gol dhe gjithcka u be me e veshtire, por ky eshte futbolli. Jam i sigurt qe une do luaj ne finale te tjera”, shprehet portugezi, i cili ne daten 6 qershor do shkele ne tapetin e stadiumit “Qemal Stafa”.
Ne vijim te intervistes dhene per “Daily Telegraph”, Cristiano Ronaldo ka hapur serish ceshtjen e se ardhmes, duke theksuar se nuk e di ende nese do vazhdoje te luaje ne “Old Trafford”.
Top Channel