Sfida me Gjeorgjine, testim per lojtaret e rinj

27/05/2009 09:00

Ndryshe nga paraardhesi i tij, Ari Han, trajneri i Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe, nuk eshte kursyer ne grumbullimin e lojtareve per dy ndeshjet e ardhshme, me 6 qershor me Portugaline dhe miqesoren me Gjeorgjine vetem kater dite me pas.

Pas listes 27 emerore, kroati i stolit kuqezi i ka idete e qarta: ne perballjen kunder Kristiano Ronaldo&Co., te vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2010, ai do t’i besoje “gardes se vjeter”.

Koha e paket ne krye te stolit kuqezi i ben te pamundura ndryshimet radikale. Edhe pse duket shume e veshtire, objektivi eshte marrja e nje rezultati pozitiv, i cili do te shkaterronte shpresat e te besuarve te Kueiroz, per te luajtur ne Afriken e Jugut.

Per te testuar grupin e lojtareve te rinj, te cilet kane qene pjese e perhershme e skuadres, por edhe ata qe vleresohen si kandidate potenciale, do te shfrytezohet takimi i 10 qershorit me perfaqesuesen gjeorgjiane. Ne kete takim do te gjejne hapesira te gjithe, nga i rikthyeri Jahmir Hyka, per te vazhduar te Bakaj, Lila, Bylykbashi, Lika e Memelli, te cilet nuk kane pasur shume hapesira ne dispozicion, e deri te debutuesit me Kombetaren, Jetmir Sefa e Emilian Vila.

Ne kete miqesore do te hidhen bazat per ndertimin e Shqiperise se ardhshme, skuadres qe duhet te konkurroje per objektiva reale ne eliminatoret e Euro 2012. Mes ndeshjeve zyrtare dhe miqesoreve te konfirmuara per vitin 2009, deri me tani trajneri 56-vjeçar ka gjashte teste ne dispozicion per te krijuar nje grup solid. Por, numri i takimeve mund te arrije kuoten dhjete, me datat e lira te FIFA-s perpara fazes finale te Kupes se Botes.

Njohja nga afer me grupin e lojtareve do te nise te premten, me 29 maj. Ekipi do te grumbullohet ne mesdite ne stadiumin “Qemal Stafa”, per t’u akomoduar me pas ne hotel “Dyrrahu” ne Durres.

Ne oren 18:00 do te zhvillohet edhe stervitja e pare. Ne kete menyre, Kuzhe do te kete gjithsej nente dite ne dispozicion per te pergatitur ndeshjen me Portugaline, qe fillon ne oren 20:45. Perveç nje pauze te dielen, kur kuqezinjte do te lihen pushim, deri te premten (5 qershor) skuadra do pergatitet me intensitet maksimal, ku parashikohen nga dy seanca stervitore ne dite.

Idete rreth formacionit titullar do te qartesohen ne ndeshjen e kontrollit te se martes (me 2 qershor), me Kombetaren U-17. Gjate kesaj periudhe trajneri do te shfaqet dy here perpara mediave, ku do te paraqese planet dhe ambiciet ne krye te Shqiperise. Pas sfides se 6 qershorit, skuadra do te beje 24 ore te tjera pushim, perpara se te rifilloje stervitjet per takimin e se merkures kunder Gjeorgjise.

Top Channel