Rama i bashkohet Lales te Hanoveri

27/05/2009 10:00

Valdet Rama eshte tashme futbollist i Hanoverit, duke iu bashkuar keshtu Altin Lales. Kosovari me pasaporte gjermane eshte blerja e pare e skuadres se Bundesliges gjermane.

Transferimi me parameter zero i sulmuesit 21-vjeçar u arrit pas nje marreveshjeje mes Hanoverit dhe klubit te tij, FC Ingolshtadt 04.

Largimi i Rames nga ish-klubi erdhi per shkak se kontrata e tij ishte e vlefshme vetem per ne Bundesligen 1 dhe 2, por FC Ingolshtat 04 ne fund te sezonit qe sapo u mbyll ra kategorine inferiore.

Te Hanoveri ai ka firmosur nje kontrate trevjeçare dhe do te mbaje bluzen me numrin 22. Rama e ka nisur karrieren ne 2005 tek amatoret e VFL Volfsbrug 2, ku qendroi deri ne 2008. Debutimin ne ligen profesioniste e ka bere me 17 gusht 2008 ne radhet e Ingolshtat ne Bundesligen e dyte gjermane. Ne ndeshjen e tij te pare ndaj Grojther Furt ai shenoi gol.

Top Channel