Mustedanagiç, ndihmesi i Kuzhese te Shqiperia

27/05/2009 09:35

Me ne fund ka marre forme stafi i trajnereve qe do te drejtojne Kombetaren e Shqiperise ne te ardhmen.

Pas bisedimeve te gjata mes trajnerit kroat Josip Kuzhe dhe presidentit te FSHF-se, Armand Duka, dhe dy ndihmesve te tij, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi, tashme jane percaktuar edhe emrat e zevendestrajnerit dhe trajnerit te portiereve.

Drejtuesit e larte te FSHF-se nuk e kane “shitur” trajnerin e Shpreses, Artan Bushati, ashtu sikur kishte kerkuar Kuzhe, prandaj trajneri kroat ka zgjedhur boshnjakun Xhemal Mustedanagiç ne postin e zevendestrajnerit.

Roli i trajnerit te portiereve do te mbulohet nga Ilir Bozhiqi, njeriu qe ka stervitur deri tani gardianet e portes se Dinamos. Mjek i ekipit do te jete Arben Çeliku. Holandezi Stijn Vandenbruke, pjese e ekipit te Hanit, do te vazhdoje ne rolin e fizioterapistit, ndersa Ylli Mihali ne ate te masazhatorit.

Top Channel