Liverpool, Babel kerkon largimin

27/05/2009 16:45

Ryan Babel mund t’i jape lamtumiren Liverpool-it gjate merkatos se veres.

I sakrifikuari i trajnerit Rafa Benitez duket se nuk ka ngelur i kenaqur nga sezoni i luajtur me shume nga stoli se sa nga fusha, duke kerkuar largimin nga skuadra. Sipas “The Sun”, sulmuesi holandez dhe agjenti i tij Winnie Haatrecht kane takuar trajnerin spanjoll per te sqaruar perfundimisht situaten.

Gazeta ben me dije gjithashtu se Benitez i ka ndezur driten jeshile 22 vjecarit, i cili eshte vene ne kerkim te nje skuadre. Babel u ble nga Ajax ne vitin 2007 per 13 milione euro dhe ai fiton rreth 3 milione euro ne sezon tek “The Reds”.

Top Channel