Fota pezullon perkohesisht skuderine Williams
27/05/2009 15:40
Shoqata e skuderive te Formula 1 (Fota) ka pezulluar perkohesisht skuderine Williams pasi kjo e fundit vendosi te regjistrohej per sezonin 2010, pavaresisht se eshte kunder rregullores se re.
Per momentin Williams eshte e vetmja skuderi qe ka paraqitur kerkesen e regjistrimit dhe ky veprim i ka kushtuar largimin nga shoqata e skuderive. Menjehere pas ketij vendimi ka reaguar shefi i skuderise, Frank Williams.
“Vendimi i Fota-s eshte i pakendshem por i kuptueshem. Ne fund te fundit ne jemi nje kompani e bazuar plotesisht tek Formula 1 dhe kemi detyrime ndaj partnereve e punonjesve tane. Gjithashtu ne kemi kontrata juridike me FOM dhe FIA per te marre pjese deri ne kampionatin e sezonit 2012.
Top Channel