
Mberriti dita e finales se shumepritur te Champions League qe do te luhet ne prani te mbi 72 mije spektatoreve, 50 mije prej te cileve te ardhur nga Britania e Madhe dhe Spanja.
“Olimpico”, themelet e te cilit i perkasin vitit 1937 kur emri i tij ishte “Stadiumi i Qeparisave”, sonte do te jete ne fokusin e sportdashesve nga e gjithe bota dhe nga ai do te dale skuadra lider e futbollit europian. Sfida me e madhe nga pikepamja organizative mbetet garantimi i sigurise, prandaj ne te gjithe qytetin po punojne 10 mije persona, police, karabiniere, police bashkiake e vullnetare te mbrojtjes civile.
Pervec tyre, brenda stadiumit do te kete edhe shoqerues qe jane strevitur per nje muaj me policine italiane. Ne zonat e qendres se qytetit shihen patrulla te perziera policesh italiane spanjolle dhe angleze. Ne aeroportin e “Fiumicino-s” dhe “Ciampino-s” kane vazhduar pa pushim mberritjet e fluturimeve speciale, rreth 150 nga Spanja dhe Britania e Madhe.
Dy tifozerite jane mbajtur te ndara qe ne daljet e aeroporteve e deri ne sheshet e grumbullimit per te evituar kontaktet dhe perballjet e mundshme. Por kjo nuk ka mjaftuar pasi deri tani jane plagosur me thika dy tifoze dhe ka patur incidente edhe ne qytetin e Piza-s.
Top Channel