Zgjedhja e Kuzhe, askush nuk i pranoi kushtet

26/05/2009 09:00

Josip Kuzhe ka fituar garen per stolin e Kombetares shqiptare, pasi ishte kandidati i vetem qe pranoi te jetonte ne Shqiperi me kushtet financiare te percaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Keto jane disa nga prapaskenat e marreveshjes me trajnerin kroat, te zbuluara nga zv/presidenti i FSHF-se, Lutfi Nuri.

Dje, 56-vjeçari qe ne te kaluaren ka drejtuar Dinamon e Zagrebit dhe NK Zagreb, ka zhvilluar biseda te gjata me kreret e institucionit qe drejton futbollin ne vend. Ne qender te vemendjes ishin pergatitjet per sfiden eliminatore me Portugaline, me 6 qershor ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Perpara se te hynte ne takim, Nuri nuk nguroi te fliste rreth emerimit te Kuzhese. “eshte nje trajner i mire. Personalisht vleresoj aftesite si teknik dhe mendoj se fakti qe ne te kaluaren mund te kete luajtur kumar nuk ka shume rendesi. Tani ai nuk luan me”, deklaroi numri 2 i federates.

“Nga te gjithe ata qe kontaktuam, Kuzhe ishte me i miri qe momentalisht mund te punonte me Kombetaren. Nuk duhet harruar se ai plotesoi nje nga kerkesat tona kryesore, pra shpernguljen ne vendin tone, per te qendruar gjate gjithe kohes prane realitetit te futbollit shqiptar. Pranoi te jetonte ketu me kushtet financiare qe ofronim”.

Ish-drejtuesi i larte i Tiranes konfirmoi se Josip Kuzhe paguhet me pak sesa paraardhesi i tij, Ari Han. Kroati, i cili gezonte mbeshtetjen e madhe te Oto Bariç, do te paguhet 10 mije euro ne muaj, pra 2500 euro me pak se ish-trajneri holandez. Zhgenjimet ne tri ndeshjet e mbetura ne Grupin 1 te Boterorit 2010 (kunder Portugalise, Suedise dhe Danimarkes) jane marre parasysh, duke pare edhe forcen e kundershtareve.

Pavaresisht rezultateve, detyra kryesore e teknikut te ri eshte hedhja e bazave per perfaqesuesen e se ardhmes. Nuri, pjesemarres ne negociatat e mbajtura ne Tirane dhe Vjene tha: “Me aq pak para sa ofronte federata, te jeni te bindur se asnje nga kandidatet e tjere nuk do te pranonte. Ai paguhet me pak edhe se Ari Han, i cili u largua nga Shqiperia afro nje muaj e gjysme me pare”.

Zv/presidenti hodhi poshte edhe zerat per debate ne Komitetin Ekzekutiv pas zgjedhjes se Kuzhe.

“Nuk ka pasur kundershtime. Asgje nga ato qe u thane nuk jane te verteta. Vendimi ishte unanim. Qe ne fillim, objektivi ishte te gjendej nje trajner ballkanas, qe ashtu si Oto Bariç e njeh psikologjine tone. Mendoj se kjo ishte pika e dobet e Hanit, qe per asnje moment nuk arriti te fitonte zemrat e shqiptareve. Ndoshta edhe Kuzhe do te deshtoje ne takimet e para, por qellimi kryesor eshte qe ai te ndertoje Kombetaren e se ardhmes”. Edhe pse do te luajne me tri skuadrat me te forta te ketyre eliminatoreve, kuqezinjte do te synojne te marrin pike.

“Duhet t’i shohim gjerat si jane. Ndeshja e pare e Kuzhese eshte ajo me Portugaline dhe eshte tejet e veshtire per t’u fituar. Ne rast rezultati negativ trajneri mund te sulmohet, por nuk eshte faji i tij: koha ne dispozicion eshte e shkurter dhe pesha bie mbi ne (federaten), qe nuk po arrinim te gjenim nje trajner”, perfundoi Nuri.
 

Top Channel