U-20 e Kosoves nis aventuren zvicerane

26/05/2009 09:50

Perfaqesuesja U20 e Kosoves nis aventuren e saj zvicerane, pasi do te marre pjese ne edicionin e 39 te Turneut Nderkombetar te Futbollit ne Monthey (TIFM).

Ekipi ka udhetuar dje drejt Zvicres, ku do te zhvillohet turneu nga data 27-31 maj. Te Kaltrit, se bashku me Flamengon, Brondbin e Sionin do te formojne Grupin B.

Kosovaret synojne qe ta perserisin suksesin e viteve te kaluara, kur skuadra U-20 e FC Prishtines arriti nje here ne finale e nje here ne gjysmefinale te ketij turneu.

“Ne po shkojme me nje qellim: te tregojme qe kemi edukate sportive dhe qe dime te luajme futboll. Djelmoshat do ta japin gjithe ate qe dine nga vetja dhe do t’i tregojne cilesite qe i posedojne. E dime se ka skuadra te forta ne kete turne, por ne deshirojme te tregojme ne fushe se kemi talent dhe potencial”, theksoi pak para nisjes, trajneri i ekipit U-20 te Kosoves, Rafet Prekazi.

Top Channel