
Valentino Rossi ndihet i gatshem per garen e Italise qe do zhvillohet te pisten e Mugello-s ku ka fituar 9 here.
“Ne Mugello cdo vit rritet shkalla e veshtiresise. 7 fitore rresht jane shume por presionin e ndiej kur shkoj aty edhe pse per mua eshte nje eksperience e jashtezakonshme”, deklaron piloti kampion bote, duke shtuar se tifozet e kane motivuar shume ne kete piste.
Me 9 fitore ne 13 vjet gara, Rossi eshte “mbreti” i padiskutueshem ne Mugello por ne ndalesen e radhes ai vjen pas nje paraqitje jo pozitive ne Le Mans.
“Pas Frances kam nevoje per nje rezultat pozitiv. Te gjitheve u rastis nje dite e keqe dhe ne Le Mans me ndodhi mua. Shpresoj ta kemi mbyllur kapitullin e fatit te keq dhe te rikthehemi ne krye per garen e shtepise”, shprehet kampioni nga Tavullia.
Top Channel