Ronaldo demtohet, 2 jave ne shtepi

26/05/2009 17:20

Nuk eshte dashur shume kohe qe Ronaldo t’i rikthehet avazit te vjeter te demtimeve.

Pas disa ndeshjeve shume te mira me Corinthias, ish “Fenomeni” ka filluar te shfaqe serish simptomat e vjetra qe i kane shkaterruar karrieren futbollistike. Skuadra pauliste nuk do ta kete ne dispozicion gjate dy javeve te ardhshme futbollistin per shkak te nje terheqjeje muskulare qe ai ka pesuar gjate stervitjes.

Ronaldo do mungoje ne gjysmefinalen e Kupes se Brazilit kunder Vasco da Gama dhe ne ndeshjen e kampionatit ndaj Santosit. Sulmuesi iu rikthye futbollit disa jave me pare pasi kaloi nje periudhe te erret per shkak te demtimit te rende ne gjurin e majte qe e detyroi te ndalonte per rreth nje vit.

Top Channel