Mourinho zgjat kontraten me Interin

26/05/2009 16:05

Jose Mourinho largon gjithe zerat per transferimin te Real Madrid, duke e zgjatur kontraten me Interin deri ne vitin 2012.

“Duke respektuar deshiren e trajnerit per te vazhduar projektin e nisur nje vit me pare, F.C. Internazionale njofton zgjatjen e kontrates se Jose Mourinho deri ne 30 qershor 2012”, thuhet ne komunikaten zyrtare te publikuar nga klubi kampion per te katerten here rresht ne Itali.

Por pas gjithe kesaj deklarate ne dukje te qete, prapa skenes ka pasur shume bisedime qe kane cuar ne rritjen e pages se portugezit ne 10 milione euro duke filluar qe nga sezoni i ardhshem.

Vetem nje dite me pare, presidenti i shoqerise, Massimo Moratti u shpreh i revoltuar per sinjalet e dashurise qe trajneri i dha Realit, por mesa duket mosmarreveshjet jane sheshuar. 

Top Channel