Koreja e Veriut leshon dy raketa te tjera

26/05/2009 10:15

Koreja e Veriut ka shperfillur reagimet e nderkombetareve per proven berthamore.

Disa ore pasi KS i OKB-se denoi unanimisht kete veprim, vendi raportoi se ka leshuar dy raketa te tjera me rreze te shkurter veprimi nga nje baze ne brigjet lindore. Lajmin e beri te ditur agjencia e lajmeve, Yonhap. Nje dite me pare prova berthamore u shoqerua me leshimin e tre raketave.

Nderkohe, diplomatet e OKB-se kane nisur punen per hartimin e nje rezolute qe te denoje veprimin e Phenianit. Ata flasin per masa te ashpra, perfshire edhe sanksione te metejshme.

Koreja e Veriut ne nje deklarate zyrtare tha se politika dashakeqe amerikane ndaj vendit nuk ka ndryshuar.

Top Channel