Flamurtari josh edhe Sinanin

26/05/2009 09:35

Menjehere pas mbylljes se sezonit futbollistik te kampionatit shqiptar, skuadrat fillojne te mendojne per te ardhmen e tyre. Dhe eshte pikerisht Flamurtari skuadra qe ka shfaqur ambicie te medha ne kete drejtim.

Kuqezinjte e Kategorise Superiore, te cilet e mbyllen 2008-2009 ne ngjitje (ne vendin e 6 ne tabelen e klasifikimit dhe fitues i trofeut te dyte per nga prestigji, Kupen e Shqiperise), tashme i kane kthyer syte nga perfaqesimi ne turin e dyte eliminator te Europaleague (ish-kupa UEFA).

Per kete arsye, ata jane hedhur ne merkato, per te ndertuar nje skuader te denje per te ecur perpara ne kete kompeticion. Vetem pak dite me pare eshte mesuar se drejtuesit e klubit vlonjat synojne t’i rrembejne Tiranes dy prej futbollisteve te saj me te mire ne kete sezon, mesfushorin dhe njekohesisht kapitenin Devis Mukaj, por edhe mbrojtesin Rezart Dabulla. Nderkaq, dje ka mberritur dhe nje tjeter lajm bombastik.

Burime te besueshme bene te ditur se Flamurtari po pergatit nje tjeter goditje te madhe. Behet fjale per bomberin e Vllaznise, Vioresin Sinani. Sipas informacioneve te fundit, vlonjatet jane gati te hedhin ne tavoline nje oferte majme, e cila mund ta joshe shkodranin te braktise skuadren e vendlindjes per t’u bashkuar me kuqezinjte.

Vete Sinani e ka mohuar dje te kete pasur kontakte me klubin e Flamurtarit. Megjithate kjo nuk do te thote se tratativa nuk do te avancoje ne ditet e ardhshme. Pas humbjes se dhimbshme te shansit per te filluar titullin e 10 ne kete sezon, Vllaznia po kalon disa momente te paqarta ne keto dite te para te kesaj jave. eshte perfolur per masa te ashpra ndaj disa lojtareve, madje edhe per largime si Sukaj, Boadu, madje edhe shkarkimi i trajnerit Haxhiosmanoviç. Por presidenti Valter Fushaj e ka mohuar nje gje te tille.

“Per momentin nuk eshte marre asnje vendim ne lidhje me ekipin, sqaroi dje numri nje i kuqebluve. Jemi ne pritje te analizes se sezonit qe do te behet gjate kesaj fundjave, ku do te shihen kontributet e te gjitheve dhe me pas do te shqyrtojme edhe vendimet qe mund te marrim”. Pas kesaj mbledhjeje pritet te nisin edhe negociatat per ndertimin e ekipit qe do te luaje ne turin e pare eliminator te Europaleague.

Top Channel