BE dhe Azia denojne proven atomike

26/05/2009 08:50

Shefat e diplomacive te vendeve te Azise dhe te BE-se kane denuar proven berthamore te kryer nga Koreja e Veriut.

Ministrat e Jashtem qe po marrin pjese ne nje samit te Asem (Asia-Europe Meeting) ne Hanoi, kane hartuar nje document, ku denojne veprimin e Phenianit, qe e cilesojne shkelje te dukshme te rezolutes se OKB-se dhe te marreveshjeve te bisedimeve gjashtepaleshe.

Nje tjeter denim unanim kishte ardhur me pare edhe nga KS i OKB-se pas nje takimi urgjent.

Nderkaq, Koreja e Veriut ka njoftuar se po behet gati qe gjate dites se sotme ose te neserme te leshoje nje tjeter rakete me rreze te shkurter veprimi. Lajmin e konfirmuar agjencia Yonhap, qe citon nje funksionar te vendit.

Top Channel