Williams “tradheton” Fota-n, regjistrohet

25/05/2009 17:05

Williams ka kerkuar te nise procedurat e regjistrimit per sezonin 2010 duke vene ne rrezik qendrimin kompakt te shoqates se konstruktoreve, Fota, e cila kundershton rregullat e vendosura nga FIA per vitin e ardhshem.

“Fota nuk do percahet sepse eshte nje organizate e rendesishme per ne. Dje bashke me anetaret e tjere i propozuam nje rregullore te re FIA-s, por nga ana tjeter ne kemi nje kontrate me federaten”, u shpreh shefi i skuderise angleze Adam Parr.

Ne vijim, ai ka shtuar se Fota ka marre sinjale te qarta nga FIA se rregullat do ndryshojne. “Persa i perket pjesemarrjes ne boteror jemi te detyruar juridikisht te regjistrohemi. Kemi nje detyrim ndaj sponsorave, bashkepunetoreve dhe tifozeve”, nenvizon Parr. Data e fundit per te bere regjistrimin e sezonit 2010 eshte 29 maji.

Top Channel